Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias u takuan sot në Tiranë në vazhdën e dialogut intensiv të mekanizmit dypalësh për zgjidhjen e çështjeve mes dy vendeve.
Ministrat shqyrtuan progresin e shënuar prej takimit të janarit të mbajtur në Korçë, që është materializuar në një sërë zhvillimesh pozitive tashmë të bëra publike nga palët.
Bushati dhe Kotzias ranë dakord për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në muajt e ardhshëm në funksion të avancimit të procesit dhe gjetjes së zgjidhjeve të mirëpranuara për çështjet ende në diskutim.
Ata i kushtuan një vëmendje të posaçme punës në proces për finalizimin e Dokumentit të Partneritetit Strategjik në përputhje me vullnetin e palëve për të forcuar përmasat europiane të marrëdhënieve shqiptaro-greke.
Top Channel