Rruga e Kombit e kthyer tashmë në debat në Kuvend ka qenë në fokus dhe të dy liderëve politikë, Edi Rama dhe Lulzim Basha.
Teksa Rama përmendi termin “të pandehuri janë këtu në sallë”, Basha në fjalën e tij tha se ka pesë vjet në qeveri dhe nuk ka asnjë fakt.
“E dimë dhe historinë, i dimë dhe të pandehurit që janë këtu në sallë, dimë dhe shumë e shumë bëma të tjera, kjo rrugë është një rrugë e papërfunduar”, tha kryeministri Edi Rama.
“Një mijë herë do e bëja me krenari atë që bëra me Rrugën e Kombit, ke 5 vjet në qeveri dhe nuk ke një fakt të vetëm, tash 10 vjet. Të bëjnë sytë xixa nga xhelozia. Ke 5 vjet në qeveri nuk ke avancuar asnjë projekt, ke pesë vjet në qeveri i vetmi projekt është kanabisi, dhe tani heroina dhe kokaina”, replikoi Basha.
Top Channel