Prona e grabitur në Dhërmi, Alket Hyseni: Akuza të pavërteta dhe gënjeshtra politike

29/03/2018 14:20

Emri i deputetit Alket Hyseni është përfshirë prej disa ditësh në një hije skandali me tokat në bregdet. Irini Bua, një banore e Dhërmiut, denoncoi publikisht në Top Channel grabitjen e tokës së saj.

“Gjithë prona është 22 mijë metra, 11 mijë metra i ka marrë Alket Hyseni, 11 mijë metrat e tjera janë ndarë mes Arjan Hasanit, Ilia Tako dhe Gent Malkos”, tregon Irini Bua. Ajo thotë se ka kallëzuar jo vetëm deputetin e Vlorës Alket Hyseni, por edhe kryeministrin Edi Rama.

Deputeti i akuzuar, sipas tij “nga opozita e shterpësisë së ideve” që ka shfrytëzuar një qytetare, mori fjalën në Kuvend për t’u mbrojtur.

“Deklaroj me përgjegjësi që akuzat janë thellësisht të pavërteta, por gënjeshtra me qëllime politike. Asnjë pasuri e imja nuk ka prejardhje të parregullt dhe të paligjshme. Rrjedh nga një familje njerëzish të drejtë e të ndershëm, që respektojnë shtetin dhe me këtë frymë më kanë kultivuar. Familja Bua nga Dhërmiu, që nuk e njoh, ka një konflikt të brendshëm prej shumë vitesh, për një pronë të lënë me trashëgimi. Konflikti ka lindur kur ka vdekur nëna dhe ka lidhje me testamentin e saj”, shpjegoi Hyseni.

Më tej, deputeti shtoi se “ky konflikt duhet të lihet atje ku e ka vendin”.

“Është pronë që e kam marrë me të ardhura totalisht të ligjshme dhe që e kam deklaruar vetë. Toka që pretendon akuzuesja nga testamenti është e bllokuar”, tha Hyseni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA