I pari kundër Berishës, Neritan Ceka: PD i ngjante Partisë së Punës, nuk ka ndryshuar

29/03/2018 21:35

Neritan Ceka është i pari që është larguar nga Partia Demokratike dhe doli kundër Sali Berishës.

I ftuar në “Të Paekspozuar”, Nerital Ceka iu kthye kohës kur ai dha dorëheqjen nga Partia Demokratike në dhjetorin e vitit 1991, kur mbante postin e kryetarit të grupit.

Neritan Ceka u shpreh që Partia Demokratike që po ndërtonte në atë kohë Sali Berisha ishte një parti që i ngjante Partisë së Punës.

“Partia që po bënte doktori ishte një parti që i ngjante Partisë së Punës, në lidhjet që kishte kryetari me strukturat. Ky është modeli që u ndërtua PD dhe unë shoh se ky model nuk ka ndryshim në këtë drejtim, mes lidhjeve të kryetarit dhe strukturave të Partisë”, tha Neritan Ceka.

Më tej, Ceka shprehet se nuk ka pasur asnjëherë ambicie në atë kohë për t’u bërë president i vendit. “Që do bëhesha president nuk e kisha menduar asnjëherë. Nuk kam pasur ambicie. Lidhjet me ambasadën amerikane dhe Presidentin Ramiz Alia, i kishte vetëm kryetari i Partisë. Me Ramiz Alinë nuk kam pasur asnjëherë kontakt. Deri në dhjetor të 1991 ka qenë shumë herë më demokratike se çfarë ka ndodhur më pas”, tha Neritan Ceka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA