Hetimi për financime ruse, prokurorët pyesin kryefinanciarin e PD
29/03/2018 15:23
Kryefinancieri i Partisë Demokratike, Ilir Dervishi është pyetur në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me hetimet e nisura për dyshimet se, selia blu është financuar nga Rusia për lobimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mësohet se Dervishi ka pohuar në Prokurori se pagesat e kryera nga PD për lobimet në SHBA janë të deklaruara në KQZ dhe Thesarin e Shtetit, e kapin një vlerë prej vetëm 125 mijë dollarësh.
Dervishi është shprehur se nuk ka pasur asnjë kontakt me firmën “Binjata Trade” dhe se nuk e njihte fare këtë kompani.
Top Channel