Francë, Sarkozy akuzohet për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm

29/03/2018 17:15

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy pritet të përballet me gjyqin për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm, sipas medieve franceze.

Çështja në fjalë ka të bëjë me përgjimet telefonike të vitit 2014, kur Sarkozy akuzohet se ka kërkuar të ndikojë gjyqtarët, të cilët po gjykonin mbi financimin e paligjshëm të fushatës së tij presidenciale.

Gjykatësi Gilbert Azibert, si dhe avokati i Sarkozysë pritet gjithashtu të jetë palë në gjyq. Megjithatë, këta mohojnë të kenë kryer ndonjë gjë të paligjshme.

Në një tjetër rast, ish-presidenti akuzohet edhe për përfitime financimesh në fushatë nga ish-kreu i ndarë nga jeta i Libisë, Muammar Gaddafi.

Në telefonatat e përgjuara, Sarkozy raportohet të ketë përdorur pseudonimin “Paul Bismuth”, e i ofronte një rol prestigjioz gjykatësit Azibert në këmbim të mosgjykimit të çështjes së financimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA