Financimi rus i PD-së, Rama: Mos e thirr më shpejt fatin tënd. Basha: Të bëjmë hetim parlamentar

29/03/2018 12:14

Pas rrugës së Kombit, financimi rus i Partisë Demokratike është një tjetër temë debati mes kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha. Mos e thirr më shpejt fatin tënd i tha Rama-Bashës, por ky i fundit kërkoi të bëhej një hetim parlamentar për ti dhënë fund kësaj historie.

“Çështjen e gropës kur i thua të tjerëve se bie me këmbët e tyre konsideroje seriozisht dhe mos e thirr më shpejt fatin tënd, që e ke shkruar vetë, pa u konsultuar as me partinë tënde e lëre me mua, se po të ishe konsultuar do të kisha thënë zgjedhjet do i humbësh Lulzim, mos merr para nga rusë se na duhesh për rrugë të gjatë. Ke shkurtuar rrugë sepse për ty 7 herë 7 bëjnë 42”, tha Rama.

“Unë jam i hapur të bëjmë një hetim parlamentar që ta çojmë pastaj në prokurori. Hajde të hetojmë pak dhe gjej ti një cent apo kontakt të PD-së, direkt apo indirekt me oligarkët rus, asnjë. Po të them se nëse prokuroria nuk do ishte e kontrolluar nga ty sot duhet të kishte hapur hetimin për një ministër tëndin që krekoset aty që ka nisur banditë në emër të Juremeksit dhe Rusisë një biznesmeni shqiptaro-amerikan dhe i bëj thirrje prokurorisë për të nis hetimet se është poseduar dhe nga ambasada amerikane. Mos të merremi me Rusinë nga kjo foltore, hajde bëjmë një hetim parlamentar për influencën ruse në Shqipëri që ta shohim ku i ka futur kthetrat ariu”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA