Detektivët, që po hetojnë tentativën për vrasje të Sergei Skripalit dhe vajzës së tij Yulia, thanë se janë të bindur që ata të dy u helmuan me agjent nervor në derën e shtëpisë së ish-spiunit në Salisbury.
Specialistët e armëve kimike njoftuan se te dera e shtëpisë së Skripalit gjetën përqëndrimin më të lartë të substancës së përdorur në sulmin ndaj tij.
Babë e bijë u gjetën pa ndjenja në një park larg shtëpisë, por hetuesit mendojnë se helmimi fillestar nisi te porta e saj dhe më pas ata humbën ndjenjat në parkun në fjalë.
Autoritetet thanë se detektivët do të përqëdrohen tashmë te shtëpia e Skripalit dhe i kërkuan ndjesë publikut për shqetësimin e krijuar, por situata e paprecedentë kërkon vëmendje maksimale.
Më shumë se 130 njerëz të tjerë mund të jenë prekur nga agjenti nervor pas helmimit të Skripalit dhe vajzës së tij, sulm që Britania dhe shumë vende të tjera besojnë se është kryer nga shteti rus.
Hetuesit thonë se rreziku për banorët e Salisburyt është minimal, por ata do të jenë të pranishën në qytet për javët e mbase muajt në vazhdim, pasi asgjë nuk mund t’i lihet rastësisë.
Top Channel