Kotzias tregon “vijën e kuqe”: Nuk ka bisedime për çështjen çame

29/03/2018 23:26

Progres në tre çështje, por ngërç në shumë të tjera, ka qenë rezultati i takimit dy-orësh mes dy ministrave të Jashtëm, Kotzias dhe Bushati në Tiranë, bëjnë me dije me dije burime pranë Ministrisë së Jashtme greke.

Dy krye-diplomatët kanë rënë dakord që të intensifikojnë bisedimet, në mënyrë që të përfundojnë të gjitha marrëveshjet, gjithsej 9, deri në verën që vjen.

Nëse deri atëherë ka një rezultat pozitiv, marrëveshjet do të nënshkruhen në një vizitë të kryeministrit Tsipras në Tiranë, e cila ka gjasa të kombinohet me zhvendosjen e Ambasadës Greke dhe inaugurimin e ndërtesës së re të saj.

Progresi është arritur në tre çështje:
1- Në atë të vulës Apostile, që ka të bëjë me njohjen e certifikatave shqiptare në Greqi, duke u kursyer qytetarëve shqiptarë çdo vit rreth 6.5 milionë euro.

2- Në çështjen e varrezave ushtarake, në një moment që ka filluar kërkimi dhe identifikimi i eshtrave të grekëve të vrarë në Luftën e Dytë Botërore.

3- Dhe në njohjen e patentave të makinave në Greqi, për të cilën Kotzias i ka paraqitur z. Bushati draftin e marrëveshjes që do të nënshkruajnë ministrat e transporteve të të dy vendeve.

Kurse çështjet që kanë mbetur ende në tryezë, janë:
1- Marrëveshja e detit, për të cilën burimet greke theksojnë se vërtetë pala shqiptare mban vijën e saj të kuqe, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por ka dëshirë për zgjidhje.

2- Çështja e minoritetit grek dhe zbatimi i dispozitave të ligjit të ri për pakicat kombëtare.

3- Heqja e ligjit të luftës, për të cilin pala shqiptare kërkon të ketë procedurë parlamentare, ndërsa Athina këmbëngul ta bëjë këtë vetëm nëpërmjet një dekreti presidencial.

Të pazgjidhura mbeten gjithashtu edhe çështja e librave shkollorë, për emërtimet ‘Çamëri’ dhe ‘Shqipëri e Madhe’, për të cilat pala greke insiston të hiqen, demarkacioni i kufijve tokësore dhe hartimi i një marrëveshjeje të re të miqësisë midis dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA