Asambleja e PS-së në Tiranë, Rama: Familjarë ose prindër që kujdesen për persona me aftësi ndryshe do t’u paguhen sigurimet shoqërore nga shteti
02/04 00:25
Përmes kreut të komisionit të ligjeve, Ulsi Manja, maxhoranca thotë se opozita duhet të përshëndeste nisjen e vettingut.
“Në botën demokratike nuk besoj se nuk do të kishte opozitë që nuk do e përshëndeste fillimin e një reforme jetike për qytetarët e vendit siç është reforma në drejtësi. Po nuk e bëri se nuk e ka dashur”, tha Manja.
Ai shprehu vendosmërinë e maxhorancës për të vijuar me reformën në drejtësi duke thënë se asnjë baltosje nuk do e frenojë pastrimin e drejtësisë.
“Asnjë baltosje e mëtejshme e vetingut nuk ka shans ta frenojë pastrimin e pallatit të drejtësisë nga gjykatësit e prokurorët e korruptuar. Sot gojët e liga duhet të heshtin përgjithmonë”, tha Manja.
Top Channel