Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi u regjistrua pasditen e së mërkurës në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45 pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore, kur një mjet tip Wolksvagen me targa AA 787 RZ me drejtues shtetasin D.K. ka aksidentuar një shtetas, ende i paidentifikuar, i cili udhëtonte me biçikletë.
I dëmtuari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa mjeti përfundoi brenda një biznesi të vogël buzë rrugës.
Drejtuesi i mjetit është ndalua nga Policia Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshëm procedurale. Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel