150 kamionë nga Kosova kaluan kufirin mëngjesin e kësaj të mërkure në Morinë.
Kamionistët përshkuan autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosovë e më pas hynë në “Rrugën e Kombit”, pa patur asnjë ngarkesë për të sjellë.
Ata mbanin parulla me të cilat kundërshtonin vendosjen e një pagese për kalimin në pjesën e “Rrugës së Kombit” në Shqipëri. 22 euro duhet të paguajnë ata për çdo lëvizje, 44 në total në dy kalimet.
Kamionistët thonë se kjo taksë do t’i dëmtojë, duke u rritur kostot e transportit.
“Kjo taksë është e papërballueshme për bizneset tona. Nuk ka vend rajoni që të ekzistojë kjo taksë”, thonë ata.
Autokolona e kamionëve, pas marshimit është kthyer sërish në Kosovë, ndërsa pritet për t’u parë se sa kjo taksë do të ndikojë në shkëmbimet tregtare mes dy vendeve.
Top Channel