Lëvizja Socialiste për Integrim vijon të “tronditet” në të gjithë qytetet, ku lëvizja më e fundit është shënuar në Kukës, aty ku këshilltarja e Këshillit bashkiak, e vetmja grua nga radhët e LSI-së, Zarie Visha është larguar nga kjo forcë politike duke iu bashkuar Partisë Socialiste.
Në një deklaratë për mediat, ajo bën të ditur vendimin e saj, duke theksuar se prej kohësh LSI-ja e ka humbur orientimin e saj për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke bllokuar bashkë me Partinë Demokratike këtë proces jetik për vendin.
Më tej, Visha thekson se LSI dhe PD po mbajnë peng të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Ajo iu bën thirrje të gjithë anëtarëve të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, që të largohen nga kjo forcë politike, që sipas saj, po shkatërron të ardhmen e brezave.
Top Channel