Transportonin 23 sirianë, arrestohen në Shkodër pesë taksistët

27/03/2018 12:51
Foto ilustruese

Pesë taksistë nga Tirana janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës, pasi po transportonin 23 sirianë drejt Malit të Zi.

Informacioni zyrtar i policisë bëjnë të ditur se janë vënë në pranga konkretisht:
Rolando Shtufi, 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi me mjetin e tij me targë AC844T, po transportonte 5 shetas të huaj Sirian.

Haxhi Murati, 57 vjeç, banues në Tiranë, i cili me mjetin e tij me targë AC855T, po transportonte 5 shtetas të huaj Sirian.

Atli Truplja , 51 vjeç, banues në Tiranë, i cili me mejtin e tij me targë AC856T, po transportonte 5 shtetas të huaj Sirian.

Leonard Dema, 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi me mjetin e tij me targë AC599T, po transportonte 4 shtetas të huaj Sirian.

Kastriot Selamaj, 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi me mejtin e tij me targë AB150T, po transportonte 4 shtetas të huaj Sirian.

Ata u kapën në afërsi të Urës së Bahçallëkut, pasi në bashkëpunim dhe të organizuar me njëri-tjetrin dhe me mjetet e tyre të cilët janë të një firme që ofron shërbim “Taxi” në Tiranë po transportonin 23 shtetas të huaj Sirian për në Mal të Zi, me destinacion final Austrinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA