“Fiks Fare” denoncon sot në mbrëmje një skandal, ku tre të vdekur, të cilët prehen në varrezat e fshatit Vrakë në Malësinë e Madhe, kanë firmosur për të shitur një tokë prej 10 dynymësh buzë rrugës nacionale Shkodër – Koplik.

Kontratat janë përpiluar në një zyrë noterie në qytetin e Koplikut, madje, përkrah emrave të personave të vdekur, janë për çudi edhe firmat e tyre.

“Fiks Fare” verifikoi certifikatat e vdekjes në zyrat e Gjendjes Civile në Shkodër dhe Koplik.

Ndërkohë, noteri që ka përpiluar këto deklarata e pranon këtë skandal. Por, deri më sot, gjykatat ia kalojnë “topin” njëra-tjetrës, teksa deklaratat me firmat e të vdekurve janë ende në fuqi.

Për më shumë, ndiqni “Fiks Fare”, në orën 20:10.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA