Mirëmëngjesi i kryeministrit Rama: Ndihma ekonomike nuk është zgjidhje!

27/03/2018 09:03

Këtë të martë kryeministri Edi Rama i ka uruar mirmëngjes shqiptarët me historinë e Sugare Stafës nga fshati Bushnesh i Krujës, për t’ë treguar se ndihma ekonomike nuk është zgjidhje.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë shprehje të së vërtetës së thjeshtë se puna me një rrogë sado të ulët, sjell shumëfish më tepër në familje se sa ndihma ekonomike, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Në video, Sugare tregon se merrte 38 mijë lekë ndihmë ekonomike, ndërsa pas aplikimit në zyrën e punës tashmë ka një punë në një fabrikë çantash me një rrogë 240 mijë lekë.

Ndihma ekonomike ka qenë muajt e fundit në fokusin e opozitës, sipas të cilës mijëra familje janë përjashtuar pa të drejtë nga kjo skemë. Ndërsa kryeministri Rama i mëshon faktit se njerëzit duhet të kërkojnë punë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA