Forcat ushtarake saudite thanë se rrëzuan 7 raketa të lëshuara drejt territorit saudit nga rebelët huthi në Jemen.

Tre prej raketave kishin në objektiv kryeqytetin Riad, ku një person u vra pasi u godit nga pjesët e raketës që ranë mbi një zonë rezidenciale.

E diela ishte përvjetori i tretë i angazhimit saudit në luftën civile të Jemenit dhe duket se me këtë datë ka përkuar edhe sulmi i rebelëve huthi. Këta të fundit thanë se kishin shënjestruar disa objektiva në Arabinë Saudite, mes të cilëve edhe aeroportin e Riadit. Koalicioni i udhëhequr nga sauditët që lufton kundër rebelëve huthi akuzoi Iranin se i pajis ata me raketa, një akuzë e mohuar nga Teherani.

“Kjo sjelle agresive dhe armiqësore nga rebelët huthi që mbështeten nga Irani tregon se regjimi iranian vazhdon t’i pajisë ata me armatime”, shkruhej në reagimin e koalicionit. Sipas mediave saudite, raketat rebele, veç Riadit, fluturuan edhe drejt qyteteve të Najranit, Jizanit dhe Khamis Mushait.

Rebelët huthi kanë lëshuar me dhjetëra raketa drejt Arabisë Saudite muajt e fundit, por mbrojtja ajrore e mbretërisë ka qenë në lartësinë e duhur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA