Pastrimi i parave, Gjokutaj: Në 2017 u bllokuan 11.2 mln euro në llogari bankare
26/03/2018 14:17
Drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave Arlind Gjokutaj raportoi në komisionin e sigurisë mbi punën e institucionit që ai drejton për vitin e kaluar.
Gjatë viti 2017 kjo drejtori lëshoi 52 urdhëra bllokimi të llogarive bankare me një vlerë totale për 11,2 milione euro, nga të cilat 9 milione euro janë sekuestruar.
Gjithashtu gjatë vitit 2017, kjo drejtori pati një volum të shtuar të inspektimeve për shkak edhe të procesit të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët.
Por për shkak të sekretit, drejtori i Parandalimit të Pastrimit të Parave nuk dha emra konkretë, pasi një pjesë e konstatimeve u janë referuar institucioneve ligjzbatuese.
Top Channel