Komisioni hetimor “Tahiri” ka miratuar që në krye të mbledhjes rregulloren me dakordësi, ndërsa debati është krijuar për planin paraprak të hetimit.
“Ju jeni fokusuar në kohën e kryeministrit Rama. Ka disa kryeministra në kohën e të cilëve është shfaqur ky fenomen. Përrsa kohë nuk ka një kohë reference në objekt mendoj se duhet të rishihet plani i hetimit”, tha socialisti Pjerin Ndreu.
“Për sqarim, ky është plani paraprak i hetimit, të cilin e paraqet kryetari dhe është i bazuar në objektin e hetimit sipas kërkesës që ka paraqitur deputetët e opozitës. Nuk ua lexova faktet e rrethanat po ky plan paraprak është bazuar në këto”, tha Paloka.
Edhe deputetja e PS-së Ermonela Felaj kërkoi që kërkesat e socialistëve të përfshihen në planin paraprak të hetimit, në mënyrë që të shkohet me kërkesat e të dy palëve kur të kërkohet informacion.
“Kryetari i komisionit deklaron planin paraprak të hetimit, nuk është plan që votohet po deklarohet. Nga ana tjetër ky komision nuk është i njëanshëm hetimi, në kuptimin që heton vetëm njëra palë, po meqë është hetim në emër të Kuvendit kuptohet që ka përfaqësues të të dyja palëve. Në këtë rast na është vënë në dispozicion plani paraprak, që dhe ne kemi të drejtë ti shtojmë gjërat që kemi ne për të shtuar dhe kjo vlen për tani për arsyen e thjeshtë që pasi të kemi planin total, gjëra që kërkoni të hetoni ju dhe ne, të bëjmë kërkimin e të dhënave”, tha Felaj.
Top Channel