Vullnetari i fushatës ‘Brexit’: Referendumi, i paligjshëm

25/03/2018 11:01

Një prej personave që dolën vullnetarë gjatë fushatës së Brexit-it, i tha stacionit televiziv britanik Channel 4 Neës se organizata ka shkelur ligjin dhe vota e referendumit sipas tij, e humbet kësisoj legjitimitetin e saj.

Grupimi “VoteLeave”, nga sa pohon Shahmir Sanni, koordinoi shpenzime mbi kufirin ligjor, duke përdorur një firmë kanadeze të dhënash, Aggregate IQ, të njohur ndryshe si AIQ.

Ligji elektoral britanik vendos një tavan shpenzimi mbi donacionet, e këtu përfshihet edhe koordinimi i donacioneve mes grupeve. Unë e di se ‘VoteLeave’ mashtroi, ka thënë Sanni. Njerëzit janë gënjyer, vazhdon ai dhe referendumi nuk është i ligjshëm.

Në një tjetër intervistë, dhënë për The Observer, Sanni pretendon se një donacion prej £625,000 paund i ‘Vote Leave’, bërë një tjetër grupi mbështetës të Brexit-it, “BeLeave,”, u kanalizua tek AIQ. Përmes Tëitterit, sekretari i jashtëm britanik, Boris Johnson i cilësoi lajmet e Channel 4 dhe The Observer, si krejtësisht qesharake.

‘VoteLeave’ fitoi ndershmërisht e në respektim të plotë të ligjit, shkroi kryediplomati anglez. Më herët, Stephen Parkinson, sekretari politik i Theresa May dhe ish figurë e lartë e fushatës së ‘Vote Leave’, i refuzoi gjithashtu akuzat e Sanni’t me argumentin se komisioni zgjedhor e ka hetuar çështjen dhe ndonëse i është kthyer asaj dy herë, nuk ka gjetur prova të ndonjë shkeljeje.

Channel 4 këmbëngul se ka parë dokumentet që tregojnë lidhje të shumta mes AIQ dhe kompanisë SCL, të lidhur me Cambridge Analytica’n, firma e të dhënave, e përfshirë nga skandali i përdorimit pa lejë të miliona profileve në facebook, e cila dyshohet se ka ndikuar fushatën e Donald Trumpit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA