Facebook kaloi padyshim javën më të keqe të historisë së tij 14 vjeçare dhe nëse i besojmë ekspertëve, nuk ka dritë ende për të në fund të tunelit.

Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg i ka kaluar ditët e fundit duke kërkuar ndjesë dhe duke premtuar ndreqjen e situatës, por skandali i keqpërdorimit të të dhënave i ka siguruar një thirrje para kongresit amerikanë për të dhënë llogari.

Stuhia shpërtheu kur u mor vesh se Cambridge Analitika, një kompani konsulence politike, keqpërdori të dhënat e 50 milionë përdoruesve në SHBA për të ndikuar tek vota e tyre për zgjedhjet presidenciale të 2016.

Autoritetet në të dyja anët e Atlantikut kanë nisur hetimin, por ekspertë të thonë se objektivi i tij është shumë i ngushtë. Bëhet fjalë për 50 milion përdorues, ndërkohë që facebook ka 2,2 miliard të tillë. Megjithëse shkeljet në rastin në fjalë duken të qarta, ka me mijëra palë të treta që blejnë të dhënat e përdoruesve nga Facebook dhe i përdorin për të shitur produktet e tyre. Të dhënat e përdoruesve janë një dritare në shpirtin e cdo njeriu. Mjaftojnë pak like, një përvijim personaliteti dhe kush ka paguar, mund të ndikojë në vendime.

Njerëzit kanë arsye sociale që të marrin pjesë në rrjete sociale, si të krijojnë një identitet, të ndërtojnë lidhje dhe të jenë pjesë e një komuniteti. Janë pikërisht këto arsye që i bëjnë të dorëzojnë të dhënat personale dhe nënvlerësojnë rreziqet e keqpërdorimit të tyre.

Kjo tregon se qeveritë duhet të ndërhyjnë patjetër për të mbrojtur privatësinë e publikut. Duke parë ngjarjet edhe zbulimet e fundit, duket një cmendurit të lejosh Facebook, Google dhe Amazon akses direkt në llogaritë bankare, por kjo po ndodh dhe autoritetet heshtin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA