Policia e Shkodrës ka arrestuar Edmond Xakën, 30 vjeç, i shpallur në kërkim gjatë operacionit antidrogë në nëntor, “Ndalesa e fundit”, ku u sekuestruan 70 kg kanabis.
Sipas policisë është vënë në pranga “Edmond Xaka 30 vjeç, banues në Fushë Krujë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër ka nxjerë urdhër ndalimi për këtë shtetas si i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lendeve narkotike” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal”.
Ngarkesa prej 70 kg kanabis po transportohej me një mjet tip “Golf” me targë “AA 077 RZ”, i drejtuar nga 26-vjeçari Hoxha. Edhe bashkëpunëtori i tij, Xheka ishte në drejtimin e një automjeti tjetër, për të ndihmuar në transportimin e kanabisit.
Top Channel