Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule nga Korça deklaron se marrëveshja e 2009 është më e mirë se ajo që po negociohet aktualisht.
Për Dulen, Rama në këto pesë vite e ka mbajtur peng marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Greqisë, madje sipas tij ka bërë hapa pas, kostot e të cilave nuk janë të vogla.
“Marrëdhëniet midis dy vendeve nuk mund të mbahen peng për një kohe të gjate,sepse ato janë solide dhe të shtrira në histori dhe të tashmen. Rama nuk mund të mbajë peng vendin në marrëdhëniet me Greqinë, vendi që është strumbullari i politikave euroatlantike të Europës Juglindore”, tha ai.
Për kreun e PBDNJ, ndarja e detit duhet të bëhet sipas konventës respektive të Kombeve të Bashkuara, e cila parashikon çdo aspekt të procesit dhe është ratifikuar nga të dyja vendet.
Pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese per marrëveshjen e 2009,Dule thotë se e drejtë ndërkombëtare prevalon mbi të drejtën e vendit, përfshirë edhe Kushtetutën.
Top Channel