Ruçi takon Hajiyev, Shqipëria ka presidencën e radhës të PABSEC
23/03/2018 12:44
Shqipëria do të ketë presidencën e radhës të PABSEC, Asambleja Parlamentare e Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.
Në kuadër të mbledhjes së 51-të të Asamblesë së saj në Tiranë, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka pritur sekretarin e përgjithshëm të PABSEC, Asaf Hajiyev.
“Në këtë takim, z. Hajiyev e informoi Kryetarin e Kuvendit lidhur me mbarëvajtjen e organizimit të Mbledhjes së 51-të të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), e cila do të zhvillohet në datat 19-21 qershor 2018 në Tiranë, në kuadër të presidencës së Kuvendit të Shqipërisë të PABSEC”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Top Channel