E godet ishemia, ish-ministri i mbrojtjes në spital
23/03/2018 17:50
Ish-ministri i mbrojtjes Luan Hajdaraga ka pësuar një ishemi në tru, gjatë kohës që ndodhej në Maqedoni.
Zoti Hajdaraga ka marrë në urgjencë ndihmën e parë, për t’u nisur më pas drejt Prrenjasit ku e priste një helikopter që do ta transportonte drejt kryeqytetit. Sipas informacioneve të para mësohet, se zoti Hajdaraga po merr shërbimet e nevojshme për stabilizimin e parametrave jetësorë.
Ish-ministri Hajdaraga është lektor në një universitet në Maqedoni dhe kjo ka qenë edhe arsyeja pse ndodhej atje.
Luan Hajdaraga, tanimë 65-vjeçar ka kryer detyrën e ministrit të mbrojtjes në periudhën 1999-2000, kur vendi udhëhiqej nga socialistët.
Top Channel