Belgjika përkujton sulmet terroriste me 32 viktima e mbi 300 të plagosur

22/03/2018 08:14

Mbreti Philippe i Belgjikës, Mbretëresha Mathilde dhe kryeministri, Charles Michel, morën pjesë në një ceremoni në Aeroportin ndërkombëtar të Brukselit për të përkujtuar viktimat e sulmit terrorist të 22 marsit të dy viteve më parë.

Një moment heshtjeje në orën 7:58 përkujtoi momentin kur u aktivizua bomba e parë në aeroport para dy vitesh. Viktimat dhe familjarë të tyre, politikanë, shërbimet e emergjencave dhe punonjës të aeroportit morën pjesë në ceremoni për të nderuar 32 personat e pafajshëm që humbën jetën, e mbi 300 të tjerë që u plagosën.

Përfaqësues të familjes mbretërore dhe qeverisë mbërritën më pas me metro në stacionin Maalbeek, vendngjarjen e shpërthimit të bombës së dytë, duke vendosur aty kurora me lule. Në orën 9:11, ekzaktësisht kur shpërtheu bomba dy vite më parë, të gjithë punonjësit e aeroportit të Brukselit mbajtën një minutë heshtjeje, duke duartrokitur në nder të viktimave të atij sulmi.

Një memorial i krijuar nga artisti Jean-Henri Compere u zbulua më pas pranë rrethrrotullimit “Schuman”.

16 persona humbën jetën nga dy shpërthimi i dy viteve më parë në aeroport, ndërsa 16 të tjerë u vranë nga një tjetër sulm terrorist në stacionin e metrosë, shumë pranë zonës së selive të institucioneve europiane në kryeqytetin belg. Më shumë se 300 persona mbetën të plagosur nga të dyja ngjarjet që tronditën Brukselin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA