Itali, arrestohen 19 anëtarë të Camorras e Ndranghetas, mes tyre edhe shqiptarë

21/03/2018 10:08

19 persona janë arrestuar në një operacion të policisë Italiane në Romë dhe Napoli, duke sekuestruar armë dhe kokainë.

Mediat italiane raportojnë se mes të ndaluarve është edhe një grua e disa shqiptarë, por pa dhënë detaje të mëtejshme rreth identitetit të tyre.

Dy grupet që u goditën nga policia italiane janë të lidhura njëra me ‘Camorra’-n dhe tjetra me ‘Ndrangheta’-n. Nga hetimet rezultoi se dy grupet bashkëpunonin për shpërndarjen e kokainës, ndërsa trafikonin edhe armë.

Hetimet kishin konstatuar funksionimin e dy organizatave të ndara kriminale, të armatosura dhe të dedikuara për trafikimin e drogës, në një bashkëpunim të ngushtë me njëra-tjetrën, nga të cilat njëra udhëhiqej nga vëllezërit Salvatore dhe Geni Esposito, bijtë e Luigi të quajtur ‘Nacchella’, dhe tjetri i udhëhequr nga Vincenzo Polito, i cili përdorte bashkëpunimin e anëtarëve të ‘Ndranghetas në Reggio Calabria, familjet Filippone dhe Gallico, raporton La Repubblica.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA