Bisedimet me Trump, Koreja e Veriut: Vendimi, jo nga sanksionet

21/03/2018 13:59

Vetëbesimi e jo sanksionet na çuan të kërkonim bisedime me Korenë e Jugut dhe SHBA. Ky është qëndrimi i regjimit të Koresë së Veriut, i shprehur përmes një editoriali në median shtetërore KCNA.

Aty kritikon të ashtuquajturit ‘kritikë mendjengushtë’, të cilët vunë në dyshim qëllimet e shtetit komunist. Detajet se si mund të zhvillohet takimi mes presidentit amerikan Donald Trump dhe diktatorit Kim Jong Un, nuk janë ende të qarta.

Nëse do të realizohet, ajo do të ishte përballja e parë kokë më kokë në histori mes liderëve të Penianit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

SHBA vendosën në shkurt sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, më të mëdhatë deri më tani, në atë që Trump e cilësoi fushatë e presionit maksimal.

Editoriali i KCNA nuk i referohet në mënyrë të drejtpërdrejtë takimit të mundshëm, por thotë se propozimi për paqen ka shkaktuar një sinjal ndryshimi në marrëdhëniet e Penianit me SHBA. Kjo është hera e parë që regjimi përmend një ndryshim të politikës koreano-veriore ndaj SHBA që prej raportimeve për një takim të mundshëm mes dy udhëheqësve.

“Vullneti për dialogu nga ana e Koresë së Veriut është një shprehje e vetëbesimit se ka siguruar gjithçka që dëshiron”-thuhet ne editorial.

Kim Jong Un i përcolli një mesazh kreut të Shtëpisë së Bardhë, përmes zyrtarëve të Koresë së Jugut duke thënë se do të takohej me të dhe se ishte i përkushtuar të hiqte dorë nga armët bërthamore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA