Trump komunikon me Putinin pas rizgjedhjes si president i Rusisë

20/03/2018 18:00

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur me homologun e tij rus, Vladimir Putin gjatë kësaj të marte, sipas asaj që komunikon një zyrtar i administratës me agjencinë e lajmeve “Reuters”, që gjithsesi mbetet i rezervuar në detaje.

Shtëpia e Bardhë kishte planifikuar publikimin e një deklarate mbi bisedën mes tyre gjatë kësaj të marte, thotë zyrtari në fjalë në kushtet e anonimatit.

Putin u rizgjodh president i Rusisë gjatë së dielës, duke e zgjatur qëndrimin e tij në skenën politike edhe për 6 vite të tjera.

Zv.ministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov tha të martën se, ai shpresonte që fitorja e Putinit të çonte drejt një shkrirjeje të marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, siç raporton agjencia ruse e lajmeve “RIA”.

Ryabkov është cituar të ketë thënë gjithashtu se shpreson që fitorja të shtyjë disa politikanë amerikanë që të ndalin izolimin e Rusisë dhe se Moska ishte e hapur për dialog me Uashingtonin.

Shefi ekzekutiv i Bashkimit Europian, Jean-Claude Juncker publikoi një letër me urimet për Putinin të martën, duke thënë se Rusia dhe Europa duhet të “rivendosin rendin bashkëpunues mbi sigurinë paneuropiane”.

Duke parë lidhjet Lindje-Perëndim në nivelet më të ulëta që prej Luftës së Ftohtë, letra uruese e Junckerit erdhi pas shprehjes së shqetësimeve mbi Rusinë nga ministrat e Jashtëm të BE-së, ditën e hënë, mbi sulmin me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus në tokën britanike. Veprim për të cilin, Moska mohon të ketë gisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA