Sony’s Xperia Touch është një pajisje që kushton 1500 euro, por një copë teknologjie e mrekullueshme për shtëpinë tuaj.
Funksionon pak a shumë si një smartphone, dhe ka një projektor, i cili shërben për të kthyer në ekran çdo sipërfaqe në një ekran me prekje.
Kjo do të thotë se mund të ndërveprosh me tavolinën tënde, me kuzhinën, me muret, të lozësh lojra, të shohësh harta apo thjesht të lundrosh në internet.
Kjo pasi ajo mbështet në funksionin multi-touch, dhe duket si një stil i magjisë së teknologjisë. Ata që luajnë do të jenë të lumtur ta përdorin edhe me PlayStation 4 dhe kontrolluesit DualShock si një ekran portabël.
Projektori është i aftë të hedhë një imazh deri në 2 metra, por funksionalitetit e TouchScreen vetëm deri në 60 cm.
Ashtu si telefonat Xperia të Sony, dhe Xperia Touch përdor sistemin operativ të Google, Android, duke u dhënë akses miliona aplikacioneve të vlefshme në Google Play Store.
Top Channel