Vladimir Putin do ta drejtoje Rusinë edhe per 6 vjet të tjera pas fitores lehtësisht të parashikueshme në zgjedhjet presidenciale të së dielës, ku praktikisht nuk pati përballë asnjë kandidat serioz.

Por shtypi britanik flet per manipulime flagrante gjatë votimit: Në lagjen periferike të moskës, Lyubertsy, një komisionere zgjedhore është regjistruar në kamera duke hedhur vota të plotësuara në kutinë e votimit dhe në qendrën numër 1126 – po në të njëjtin rajon, një grup personash krijuan trazira me qëllimin të bllokonin vëzhguesit në kohën kur një tjetër mbushte një kuti me vota të plotësuara më parë.

Dhjetëra shembuj të tjerë parregullësish u postuan online, por ato zor se mund të përbëjnë një shqetësim për Putinin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA