Pas një periudhe të suksesshme të aplikimit të sistemit të Integruar Informatik të Shërbimit, Bashkia e Urës Vajgurore së bashku me Shoqatën për Autonominë Vendore dhe partnerët e projektit prezantuan mënyrën sesi sistemi i shërbimeve e-Bashkia funksionon për qytetarët.
Në takimin e zhvilluar në Qarkun e Beratit, Drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës për Autonominë Vendore, Adelina Farrici, vlerësoi marrjen e hapave të tilla për ndërtimin e aplikacioneve që sjellin më shumë shërbim për qytetarët dhe eleminojnë korrupsionin.
“Ne jemi koshient edhe për këtë që çdo bashki ka një plan ku realizon pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrjes e Bashkisë, paralelisht edhe transperenca e cila çon në drejtimin e eleminimit të opinoonit për korrupsion, si edhe eliminimin e këtij fenomeni që ka qenë prezenet”, deklaroi Farrici.
“Ky projekt, ndryshe nga ata projekte që janë të realizuara në të gjithë territorin e Shqipërisë, ka një avantazh, që çdo modul aty është i integruar dhe ndërvepron me modulin tjetër. Gjithashtu, krahas këtij avantazhi, aty mund të hostohen projekte të tjera që mund të ketë secila bashki. Ky projekt e mundëson këtë me arkitekturën që ka”, tha Juliana Memaj, kryetare e bashkisë së Urës Vajgurore.
Ndërkohë Memaj lançoi nisjen e projektit alternative që Bashkia e Urës Vajgurore do të zhvillojë, e cila do të jetë “Farm and Market” (Ferma dhe tregu).
“Ky projekt synon që produktin e fermerit të vogël ne ta ekspozojmë nëpër botë. Kjo është një ndihmë e madhe që kthen përgjigje të gjithëa pikëpyetjeve të tilla siç është çmimi, që fermeri është skeptik, apo problematikave që ngrejnë ato. Kjo do të ishte një mundësi që këtë bashkim ta bëjnë përmes këtij tregu online”, theksoi Memaj.
Sipas saj, të gjitha bashkitë që do të përdorin këtë sistem, për këtë ndërmarrje, do të përfitojë një komision të caktuar, të cilën e blen blerësi në llogaritë e bashkive. Pasi, siç edhe theksoi ajo, Bashkia do të jetë garant për ofertuesit se fermeri ka atë produkt që tregton dhe me cilësinë që ka.
Top Channel