Vasili: Të varfrit goditen nga qeveria, kryeministri rri e vështron

17/03/2018 15:11

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka sjellë në vëmendje me anë të një postimi në Facebook varfërinë e shqiptarëve, për të cilët sipas tij “kryeministri rri e vështron”.

“Të varfërit goditen dhe nuk mbrohen fare nga qeveria. Ndihma ekonomike u hiqet pa ju dridhur dora mijëra të varfërve nga qeveria. Minimumi biologjik thënë thjesht fare, minimumi i ushqimit ditor për mijëra shqiptarë nuk sigurohet nga qeveria. Nuk ulet TVSH e artikujve të shportës thënë thjesht ushqimeve bazë për mbijetesë, por është katër herë më e larte se vendet më të fuqishme e të pasur të Europës. Të varfërit dhe shtresat në nevojë po përballen me mbijetesën dramatike të pamundur dhe kryeministri rri e vështron.Lum ai”, shkruan Vasili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA