Njihuni me aparatin fotografik më të shtrenjtë në botë (Foto)
16/03/2018 13:14
Një aparat fotografik shumë i rrallë është shitur në ankand për 2.5 milionë euro, duke e bërë më të shtrenjtin në botë.
Leica është prodhuar në vitin 1923 dhe mendohet se vetëm 3 modele të tillë ekzistojnë në planet.
Ankandi për shitjen e kësaj pajisjeje u mbajt në Vienë dhe çmimi fillestar ishte 400 000 euro.
Pas “luftës” së ofertave, një koleksionist anonim nga Azia arriti ta blinte për 2.5 milionë euro, 6 herë më shumë sesa çmimi fillestar.
Marka e famshme gjermane Leica prodhon aparatet më të mira sot për sot.
Top Channel