28/12 22:29
Ky është momenti kur njerëzit janë hedhur nga një teleferik për skiatorët pas një avarie në Gudauri të Gjeorgjisë, duke plagosur rëndë dy persona.
Të paktën tetë persona në total u lënduan nga aksidenti në resortin që ndodhet në Kaukaz. Një video e aksidentit u postua në internet.
Avaria papritmas e filloi të bënte tërheqjen e kabinave në anën e kundërt, e skiatorët që prisnin të ngjiteshin lart pa asnjë paralajmërim e panë veten në rrezik teksa teleferiku filloj të punonte mbrapsht.
Por kjo nuk ishte avaria e vetme, teleferiku filloi të punonte me dyfishin e shpejtësisë, duke hedhur në ajër njerëzit në momentin që kabina rrotullohej.
Top Channel