Tillerson nuk do të jetë i fundit, të tjera lëvizje priten në administratë

14/03/2018 11:10
Sekretari për Çështjet e Veteranëve, David Shulkin

Pas shkarkimit të Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson, Trump po merr në konsideratë edhe zëvendësimin e Sekretarit për Çështjet e Veteranëve, David Shulkin, në vend të të cilit do të shkonte Rick Perry, Sekretar për Energjinë.

Një burim i afërt me Shtëpinë e Bardhë ka thënë për “Associated Press” se, Trump ka nisur ristrukturimin e kabinetit, si një mënyrë për të përmirësuar imazhin, pasi Shulkin është bërë kohët e fundit një telash për Departamentin që drejton.

Shulkin është përballur me një seri hetimesh në lidhje me udhëtimet e tij dhe drejtimin e Departamentit, por deri më tani, nga presidenti ka marrë vetëm lëvdata për punën e tij.

Trump ka pritur ndërkohë Rick Perryn në Shtëpinë e Bardhë për drekë, por sipas burimit nuk i ka bërë një ofertë zyrtare për detyrën e re.

Shulkin përballet edhe me një rebelim brenda Departamentit që drejton. Një raport i brendshëm ka dalë në përfundimin se Shulkin ka shkelur Kodin e Etikës me udhëtimin e tij dhe të bashkëshortes në Europë, verën e shkuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA