Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi Një nga institutet më të njohura në Perëndim ka paralajmëruar Donald Trumpin se, një luftë tregtare e nxitur nga proteksionizmi amerikan kërcënon të dëmtojë rimëkëmbjen e ekonomisë globale, që ka arritur nivelin më të lartë të saj në 7 vite.
Pavarësisht parashikimeve të saj, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) thotë se, pret që ekonomia botërore të zgjerohet me 3.9 për qind në vitin 2018 dhe në 2019-n, me 0.3 për qind më shumë nga parashikimet e saj të nëntorit të shkuar.
OECD-ja thotë se investimet, tregtia dhe punësimi luajnë një rol në zgjerimin me bazë të gjerë, që ka çuar në një rritje ekonomike për 6 nga 7 vendet e “G7”-s.
“Reduktimi i taksave në SHBA, lajmëruar nga Trump pas parashikimeve të nëntorit të OECD-së, ishte një nga shkaqet përse parashikimi i rritjes është më i lartë sesa 4 muaj më parë”, thotë instituti.
“Rritja është e qëndrueshme ose në përmirësim në pjesën më të madhe të G20-s, e zgjerimi po vazhdon”, tha Alvaro Pereira, “OECD”.
Ai shtoi se tarifat e lajmëruara së fundmi nga Trump, 25 për qind për hekurin e importuar dhe 10 për qind për aluminin, e kanë bërë ekonominë globale të prekshme ndaj një lufte të mundshme tregtare. Kjo, sipas tij kërcënon rimëkëmbjen dhe është një rrezik i konsiderueshëm, që OECD-ja shpreson të mos materializohet, pasi do të ishte shumë dëmtues.
Top Channel