13 dhe 14 marsi e gjen qeverinë në qytetin e Elbasanit, ku do të zhvillojë mbledhjen e radhës në kuadër të nismës së mbledhjeve në 12 qarqet e vendit.

Qeveria do të mblidhet mesditën e 13 marsit në një hotel në qytetin e Elbasanit. Pas përfundimit të mbledhjes, që pritet të zgjasë rreth 30 minuta Kryeministria do të dalë me deklaratë për vendimet e marra.

Pas kësaj, Qeveria niset për në fshatin Tregan, në një takim dhe drekë pune me sipërmarrësit e zonës në turizëm dhe agro-turizëm.

Në orët e pasdites, qeveria rikthehet në qytetin e Elbasanit në aktivitetin “Bashkëqeverisja”, ku do të flitet për zhvillimet e Elbasanit nga 2013 deri në 2017 dhe planet deri në 2021.

Mbrëmja mbyllet me një darkë me 10 personalitetet e spikatura të qytetit, në një nga hotelet e qytetit.

Dita e Verës nis me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro që pritet t’i dorëzojë certifikatën e pronësisë Kishës Katolike dhe më pas vijon me vizitën e Ramës dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në panair.

Mesditën e 14 shkurtit është parashikuar rikthimi në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA