Rusia tha se testoi me sukses një raketë supersonike, një prej një sërë armësh që mund të transportojnë mbushje bërthamore dhe që u lajmëruan në fillim të muajit nga presidenti rus Vladimir Putin.
Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi pamjet filmike që shfaqin raketën të lëshohet nga një avion luftarak dhe që lë pas një vazhdë tymi.
Sipas autoriteteve ruse, raketa e goditi me saktësi objektivin. Më 1 Mars, vetë Putin e përshkroi këtë raketë që njihet me emrin Kinzhal, si arma ideale dhe pjesë të një arsenali të pathyeshëm. Kinzhal, ose thika, raportohet se mund të fluturojë 10 herë më shpejt se zëri dhe ka një rreze veprimi prej 2 000 kilometrash.
Sipas ministrisë ruse, raketa u lëshua nga një MIG-31 dhe kjo tregon prakticitetin e saj, pasi mund të përdorë si platformë lëshimi avionë të ndryshëm. Testimi i suksesshëm i raketës është pjesë e fushatës elektorale të presidentit Putin për zgjedhjet e 18 marsit, të cilat sipas analistëve nuk ka asnjë dyshim që do ti fitojë.
Top Channel