Rreziku nga gazi nervor në Britani, me qindra ‘të lahen mirë’

11/03/2018 18:05

Rreth 500 njerëzve në Salisbury ju kërkua që të lajnë me kujdes teshat dhe sende të tjera që zotërojnë, si masë paraprake, pas gjetjes së gjurmëve të gazit nervor në qytet.

Gjurmë të substancës që u përdor për të helmuar ish spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij Juali u gjetën në Pabin Mill dhe restorantin Zizi. Qindrat e njerëzve që morën paralajmërimin ishin klientë të këtyre dy bizneseve gjatë kohës kur persona ende të paidentifikuar tentuan të vrasin ish spiunin rus.

Autoritetet thanë se rreziku për publikun e gjejë është i ulët, por të gjitha ata që ishin në këty dy lokale pas orës 13:30 të 4 marsit, bëjnë mirë të ndjekin udhëzimet. Veç rrobave, njerëzit duhet të lajmë edhe telefonat celularë, çantat, bizhuteritë e të tjera si këto.

Ekspertët thonë se nëse këto sende janë të ndotura me agjentë nervorë dhe nuk lahen, përgjatë javëve apo muajve mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Paralajmërimi i zuri në befasi banorët e Salisbury që po pyesin se pse nuk morën këshilla të tilla që me herët dhe prania e dhjetëra ushtarakëve në qytet nuk ka bërë asgjë për ti qetësuar ata.

Ushtarët, ekspertë të armëve kimike, i janë bashkuar hetimit për të zbuluar autorët e sulmit me gaz nervor ndaj ish spiunit dhe vajzës së tij që gjenden në spital në gjendje kritike. në gjendje serioze është edhe detektivi Nick Bailey, i pari që mbërriti në vendngjarje dhe që u prek nga substanca e përdorur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA