Oklahoma vazhdon të fitojë dhe konfirmohet si një prej skuadrave më të frikshme për t’u përballur në kampionatin e NBA.
Këtë radhë, skuadra e Thundër mposhti San Antonio Spurs me rezultatin 104-94 në një ndeshje ku skuadra teksane nuk ishte në ditën e saj më të mirë, gjë që e tregojnë edhe statistikat e ulëta të saj. për San Antonion, Gay shënoi vetëm 14 pikë ndërsa Aldridge nuk shkoi më shumë se 11 pikë të shënuara, në krahun tjetër, Russel Westbrook nuk frenohet duke e mbyllur këtë sfidë me 21 pikë, 12 topa në tabelë dhe 10 asist duke treguar se po përjeton një sezon vërtet shumë të mirë.
Oklahoma tashmë është në vendin e 5 në Konferencën e Perëndimit, ndërsa San Antonio ka zbritur në vendin e 7
Sfida mes Dallasit dhe Memphis ishte ndeshja e vendeve të fundit të klasifikimit në Konferencën e Perëndimit.
Ajo që doli e fituar nga kjo përballje ishte Dallasi me rezultatin 114-80. Skuadra teksane ishte dominuese në këtë sfidë ndaj Grizzlies që regjistroi humbjen e 17 radhazi. Për Dallasin spikati Powell me 15 pikë e 10 topa në tabelë, ndërkohë që shënuesin më i mirë ishte Barea me 25 pikë. te Memphis Green shënoi 14 pikë e rrëmbei 10 topa në tabelë, ndërsa Brooks e mbylli sfidën me 17 pikë.
Në ndeshjet e tjera të NBA, Miami fitoi me Washington 129-102, Los Angeles Clippers mundi Orlandn 113-105, ndërsa Charlotte mposhti Phoenix 122-115.
Top Channel