“Kolegët e opozitës kanë ikur të shohin Big Brother”/ Zegjine Çaushi debaton me Blushin në Parlament: Po Tedi po, me ty e kam, ke dhe ti arsye ta shohësh 27/01 23:00
Pas Ministrisë së Brendshme, ka reaguar edhe Kryeministri Rama në lidhje me akuzat e fundit të ngritura nga opozita, duke i cilësuar ato si pasqyrë e degradimit të pandalshëm të saj.
“Sulmet e dy partive për superoperacionin policor antidrogë pasqyrë e degradimit të pandalshëm të opozitës – as lidership, as vizion, as program, as skuadër, as ide, as as edukatë, madje as shqipshqiptim e shqipshkrim normal… #vajmedet kush u beson akoma”, shkruan Rama.
Kryeministri, bashkëngjitur, ka shpërndarë edhe reagimin e Ministrisë së Brendshme të bërë më herët.
Top Channel