Trump: Marrëveshja me Korenë e Veriut, e mirë për botën

10/03/2018 08:14

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur në Twitter se “po përgatitet një marrëveshje me Korenë e Veriut”, një ditë pasi pranoi të takohej me Kim Jong-un.

“Marrëveshja me Korenë e Veriut po përgatitet dhe, nëse arrihet, do të jetë një marrëveshje e mirë për botën. Koha dhe vendi i takimit mbeten për t’u caktuar”, shkroi Trump në rrjetin social.

Sipas mediave amerikane, Trump ka vendosur të takohet me liderin koreano-verior pa u këshilluar më parë me figurat kryesore të administratës së tij.

Diplomati kryesor amerikan, Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson ishte në vizitën e tij të parë zyrtare në Afrikë kur u dha njoftimi. Të premten, ai u tha gazetarëve: “Është një vendim që Presidenti e ka marrë vetë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA