SHBA, sulm në qendrën e veteranëve të luftës; vriten 3 gra

10/03/2018 09:16

Tre gra dhe pengmarrësi i tyre janë gjetur të vrarë në një shtëpi për veteranët e luftës në Kaliforni, pas një serie të shtënash që pasuan disa orë negociatash të pafrytshme me policinë.

Tre gratë ishin operatore të një programi për rikuperimin e veteranëve të prekur nga stresi post traumatik. Trupat e katër viktimave janë nxjerrë 8 orë pasi personi i armatosur kishte hyrë në një festë lamtumire për veteranët e luftës në Irak dhe Afganistan.

Sipas mediave lokale, autori i masakrës, Albert Uong, 36 vjeç, veteran lufte, kishte një brez plumbash rreth qafe e në brez dhe mbante në duar një pushkë. Viktimat ishin një psikologe 29 vjeç, drejtoresha ekzekutive e programit, 48 vjeç dhe drejtoresha klinike, 42 vjeç.

Sipas autoriteteve, autori ishte një ish-pacient i programit që ishte dëbuar nga qendra kohët e fundit. Ai kishte hyrë në një festë lamtumire për disa punonjës, duke marrë peng disa persona e duke lënë të lirë disa të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA