Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje në Twitter kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të shkojë në prokurori e të rrëfehet para organit të akuzës në lidhje me çështjen e financimeve ruse.

“Lulëzim, boll me retë në pantallona. Shko vetë në prokurori e rrëfehu para organit të akuzës se jorgani i kundërakuzave nuk të mbulon dot më!”, shkruan Rama në rrjetin social.

Revista amerikane “Mother Jones” tregonte se si paratë që kishin burime nga Rusia shkonin në një rrjet kompanish si pagesë për lobistët që ndihmonin Partine Demokratike të Shqipërisë. Mbas disa ditësh debati reagoi për këtë çështje edhe kryeministri Rama, i cili shkruan në Facebook, mesa duket për ta kthyer në një temë të madhe politike duke nënkuptuar që opozita mund të jetë përdorur për interesa ruse për të prishur imazhin e Shqipërisë.

Lulzim Basha prej dy ditësh i ka mohuar akuzat e revistës amerikane duke pretenduar që jo vetëm që nuk ka shkelje ligjore por dhe që s’ka asnjë lidhje me financim e ruse.

“PD ka deklaruar atë që ka paguar dhe ka paguar atë që ka deklaruar”, është shprehur Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA