Spanjë, protestat e femrave “paralizojnë” trenat

08/03/2018 11:36

Shërbimi hekurudhor në Spanjë do të jetë i paralizuar përgjatë Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kur gratë protestojnë kundër pabarazisë gjinore.

300 trena nuk do të operojnë në 8 mars, siç bëri të ditur Ministria e Transporteve. I prekur edhe shërbimi i transportit nëntokësor. Greva 24-orëshe, e organizuar nga 10 sindikata, ka qenë subjekt i debateve të shumta në vend. Grupet feministe i kërkuan gjithashtu grave të mos shpenzojnë para’ dhe të anashkalojnë punët e shtëpisë përgjatë ditës.

Por, të tjerë kanë ngritur zërin kundër grevës. Partia e qendrës së djathtë në pushtet, Partido Popular, tha se aksioni ishte për elitat feministe e jo për gratë e vërteta, me probleme të përditshme. Ndërsa 10 nga sindikatat spanjolle kanë kërkuar grevë 24-orëshe, dy prej më të rëndësishmeve i thanë pjesëtareve të tyre të marrin pjesë vetë për dy orë.

Aktorja Penelope Curz ka anuluar eventet e planifikuara publike dhe do të bëhet pjesë e një greve shtëpiake. Një sondazh i zhvilluar tek 1500 persona sugjeron se 82% e të intervistuarve e mbështesin grevën, ndërsa 76% e grave në Spanjë kishin jetë më të vështirë sesa burrat. Në këtë shtet, gratë paguhen 13% dhe 19% më pak sesa burrat në sektorët publikë dhe privatë, respektivisht, sipas të dhënave të Institutit të Statistikave Eurostat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA