Imami refuzon Bashën: PD dhe kryetari i saj në rënie të vazhdueshme

08/03/2018 18:46

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, ashtu siç edhe pritej u shoqërua me debate mes Lulzim Bashës dhe kritikëve të tij.

Gjatë mbledhjes, Lulzim Basha njoftoi ngritjen e një grupi pune për propozimet për ndryshimin e statutit, që do të paraqiteshin në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Anëtar të këtij grupi pune, Basha kishte përfshirë edhe Arben Imamin. Vetë ky i fundit e refuzoi përfshirjen dhe arsyet i dha jashtë selisë së PD-së për gazetarët.

Imami tha se nuk ka ende një analizë të thelluar për humbjen në zgjedhjet e vitit të kaluar.

“Analiza është e njëanshme me konkluzione të pakta, analizë që nuk përfaqëson mendimin e një pjese të madhe të demokratëve”, u shpreh ai.

Imami thotë se Partia Demokratike ndodhet në një situatë të vështirë.

“Zgjidhjet që duhet t’i vijnë, nuk duhet të jenë burokratike. Kjo parti ka nevojë për një diskutim serioz dhe të thellë. Fakt është që pas zgjedhjeve, PD dhe kryetari i saj janë në rënie të vazhdueshme. Ky është një shqetësim i madh, sidomos në rrethanat ku është vendi, me një qeverisje të keqe, të paaftë dhe që keqmenaxhon”, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA