
Kur zhvillohej fushata për qëndrimin ose largimin nga Bashkimi Europian, kundërshtarët e Brexit deklaronin se ndër të tjera, Londra mund të humbasë statusin si kryeqendra e saj financiare e Europës.
E duket se kur ende “divorci” nuk ka përfunduar, “profecia” e tyre po realizohet, të paktën pjesërisht.
Goldman Sachs, një ndër bankat më të mëdha botërore ka njoftuar të gjithë klientët e saj, si individë, ashtu edhe institucione për zhvendosjen e saj në Frankfurt të Gjermanisë.
Mediat britanike thonë se vendimi nuk është bërë publik, por u është komunikuar dorazi të gjithë klientëve nga ana e bankës dhe shkaku është pikërisht Brexit.
“The Independent” shkruan se Goldman Sachs nuk kërkon që të rrezikojë me paqartësinë në lidhje me Brexit dhe brenda qershorit do të zhvendosë zyrat e saj në Gjermani.
Top Channel