Pranvera harron të vijë, parashikimi: Më 20 mars rikthehet i ftohti

07/03/2018 19:05

Po i afrohemi mesit të muajit mars dhe pranvera nuk duket gjëkundi, e sikur të mos mjaftojë kjo, parashikimet janë për një tjetër valë të ftohti.

Sipas meteorologëve italianë, Mesdheu mund të përfshihet nga një valë tjetër dëbore dhe temperaturash nën zero gradë celcius duke filluar që nga data 20 mars.

Meteorologët thonë se rrymat e ajrit me trysni të lartë të orientuara në drejtimin e meridianëve favorizojnë rikthimin e mundshëm të një vale acari nga Rusia brenda këtij muaji.

Ekspertët thonë se është ende shumë shpejt dhe për të dhënë një parashikim më të përafërt do të duhet që të kalojnë edhe disa ditë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA