“Nuk mendoj se do të duhet të dilet në vendimarrje pa patur një hetim dhe pa parë provat, ndërkohë që një pjesë e kësaj do të duhet të reflektohet deri në fund të muajit mars”, deklaroi kreu i KQZ-së, Klement Zguri këtë të mërkurë në Komisionin e Ligjeve.

Në fakt, çdo kryetar i Komisionit të Zgjedhjeve e ka ngritur si shqetësim financimin e partive. Ato marrin para nga fondet publike, por në fushata elektorale shpenzojnë shuma të pajistifikuara parash.

Nën akuzë nuk janë vetëm demokratët me rastin e fundit të kontratës së lobimit, ku kishin paguar mbi gjysmë milioni dollarë në kohën kur ishin ende në çadrën e protestës.

Më herët ishte Rama, të cilit iu kërkua të jepte llogari për një foto të ngjashme. Gjithë këto vite çdo nismë për të kontrolluar se nga vijnë paratë që financojnë partitë, apo kandidatët në zgjedhje ka dështuar.

Detyrimi ligjor për të deklaruar paratë dhuratë nuk i ka trembur aspak partitë, edhe ato të mëdha, të cilat në fushata elektorale shpenzojnë shuma të mëdha parash, që kryesisht vijnë nga donacione të mbajtura sekret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA